RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria do ta intervistojë Haki Abazin pas pretendimeve për rastin Dehari

prokuroria-do-ta-intervistoje-haki-abazin-pas-pretendimeve-per-rastin-dehari

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, të enjten ka akuzuar rëndë partinë e tij, pasi ka thënë se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari. Abazi ka thënë se Prokuroria Speciale duhet të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj-Bajrami për rastin. E për këto pretendime, Abazi do të intervistohet nga Prokuroria.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i ka thënë KOHËS se nuk mund të intervistohet Kurti e emrat e tjerë të përmendur pa u intervistuar Abazi për deklaratat që ka dhënë dhe për t’i parë provat që ai posedon për çështjen.

“Secili që thotë se ka diçka, do të vijë të deklarojë. Unë nuk di asgjë. Do ta intervistojmë Hakiun. Nëse ai ka prova duhet t’i sjellë te ne. Sigurisht se nuk mund t’i intervistojmë të tjerët pa e intervistuar atë më parë”, ka thënë Isufaj.

Ndërkaq deputeti Abazi ka thënë se ende s’ka pranuar ndonjë ftesë prej Prokurorisë.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë. Teksa Prokuroria atëkohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje.

Mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati thënë se ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit. U pezulluan nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML). Por Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat.

Related posts

Sulmi terrorist në Pakistan, shkon në 88 numri i viktimave, pritet të rritet sërish

admin

Ursula von der Leyen fiton mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian

RTI

Plani i ushtrisë amerikane për të ndërtuar skelën në det që të dërgojë ushqime në Gaza, sfidat logjistike dhe të sigurisë që përballet

admin