Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në kanë kryet sot bastisje në dy lokacione ku janë arrestuar dy persona nën dyshimin për spiunazh.
Kështu ka njoftuar Prokuroria përmes një njoftimi për media.
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Ndryshe në media është raportuar se bastisjet janë kryer në qytetin e Ferizajt dhe të arrestuarit janë B.SH dhe M.Q.
Të njëjtit sipas burimeve dyhsohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe. /Telegrafi/
The post Prokuroria jep detaje për arrestimin e dy personave për spiunazh, të njëjtit janë shtetas kosovarë first appeared on Radio Televizioni Iliria.