Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata që të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e një personi në Bibaj të Ferizajt të premten.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media ekziston dyshimi i bazuar se vrasja ka ndodhur “për motive të ulëta”.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ka ndodhur për motive të ulëta.
Prokuroria ka thënë se ka dyshime të bazuara që F.R. ka kryer vrasjen sapo ka parë të pandehurin që ka hyrë në parkingun e një salle të dasmave në këtë fshat. Ndërsa J.M., sipas njoftimit nga Prokuroria ishte vërsulur në drejtim të tashmë të ndjerit me një mjet të fortë në dorë. /koha