RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria me detaje për aksionin e sotëm në Ministri të Mjedisit, Izedin Bytyqit iu gjetën edhe armë e karikatorë

prokuroria-me-detaje-per-aksionin-e-sotem-ne-ministri-te-mjedisit,-izedin-bytyqit-iu-gjeten-edhe-arme-e-karikatore

Sot me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, aksion ky, i cili është bërë pas zhvillimit të hetimeve disamujore.
Gjatë këtij aksioni, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës kanë realizuar arrestimin e një personi të dyshuar, kurse i dyshuari tjetër nuk është gjetur në vendbanim e tij.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se i arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Ndërkaq bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

ADVERTISING

Një (1) revole e tipit MAUSER-ËERKR me dy (2) karikator me nga shtatë (7) fishekë, dhe një kuti me pesëdhjetë e katër (54) fishekë 9 mm.
Tridhjetë e katër (34) fletë dokumente të ndryshme.
Tre (3) telefona, një (1) IPhone 15 ProMax, një (1) IPhone 12 ProMax, një (1) IPhone 11 ProMax
Shtatëmbëdhjetë (17) USB.
Tre (3) llaptop HP.
Katër (4) shtëpiza kompjuteri si dhe
Dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore.
Tutje në njoftim thuhet se është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, me lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

“Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK-ja, i dyshuari me inicialet I.B. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, thuhet në njoftim.

Related posts

Vjosa Osmani takon presidentin e Kenias

RTI

Qeveria e Kosovës mbështet protestën në Bujanoc, Bislimi: Kërkesat e shqiptarëve të Luginës janë legjitime

RTI

Po’licia franceze godet pro’testat pro Pa’lestinës – VIDEO

admin