Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se incidenti me armë zjarri mes disa personave në Prishtinë është iniciuar si “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Në njoftim u tha se janë ndaluar pesë persona për këtë rast, derisa trupi i personit të vrarë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi. Prokuroria tha se grupet kanë pasur mosmarrëveshje të mëhershme.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Zejnullah Gashi, së bashku me Prokurorin kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë konstatuar se në këtë rast kemi të bëjmë me një përleshje në mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme, ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të dyshuar tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës. Po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia”, thuhet në komunikatë.
Tutje u tha se po zhvillohen hetime pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë, por që ende s’janë identifikuar.
“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale ‘Vrasja e Rendë’ në bashkëkryerje, si dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar”, thuhet në njoftim. /Zëri
The post Prokuroria për sulmin me armë: Grupet kishin mosmarrëveshje të mëhershme first appeared on Radio Televizioni Iliria.