RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria Speciale i reagon Kurtit për deklaratën për rastet e krimeve të luftës

prokuroria-speciale-i-reagon-kurtit-per-deklaraten-per-rastet-e-krimeve-te-luftes

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me zbardhjen e rasteve të krimeve të luftës.

Në reagim thuhet se komentet e Kurtit janë në kundërshtim të plotë me parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe të standardeve ndërkombëtare për pavarësinë e Gjyqësorit.

“Prokuroria Speciale potencon fuqishëm se komentet e vazhdueshme të Kryeministrit të Kosovës për punën e Prokurorisë Speciale janë në kundërshtim të plotë me parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe standardeve ndërkombëtare për pavarësinë e Gjyqësorit. Andaj, si të tilla e minojnë besimin e publikut në punën e Prokurorit të Shtetit në përgjithësi dhe të Prokurorisë Speciale në veçanti”, thuhet mes tjerash në Facebook.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët ka kritikuar Prokurorinë Speciale për mos ngritje të aktakuzave ndaj personave që kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ai ka thënë se pesë vjet pasi institucioneve të drejtësisë u është mundësuar ndjekja penale dhe gjykimi i kriminelëve të luftës edhe në mungesë të tyre, nuk ka rezultate.

“Janë bërë pesë vjet prej kur institucioneve tona të drejtësisë u është mundësuar ndjekja penale dhe gjykimi i kriminelëve të luftës edhe në mungesë të tyre. Pesë vjet nga politika shtetërore që sjellë mundësi më të shpejtë për drejtësi. Pesë vjet nga thirrjet e para për të shfrytëzuar aparaturën shtetërore në dispozicion për të ngritur aktakuza kundër kriminelëve e krimeve të tyre monstruoze kundër popullit tonë. Pesë vjet pa rezultat. 25 vjet pas luftës, pa drejtësi për viktimat”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Related posts

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidatët me pikëpamje të ndryshme! VOA: Biden premton masa mbrojtëse për emigrantët, Trump dëbime masive

admin

78 vjet nga fundi i Luftës së Dytë Botërore

admin

Çmimet e derivateve, shtrenjtohet nafta dhe benzina

admin