RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Protesta masive në Serbi për litiumin, aktivistët dhe ambientalistët kundërshtojnë marrëveshjen

protesta-masive-ne-serbi-per-litiumin,-aktivistet-dhe-ambientalistet-kundershtojne-marreveshjen

Në Beograd më mijëra qytetar serb po e kundërshtojnë marrëveshjen e fundit që Serbia e nënshkroi me Bashkimin Evropian për gërmimin e litiumit. Aktivistët e shoqërisë civile si dhe ambientalistët e vlerësojnë këtë marrëveshje si shumë të dëmshme për mjedisin në Serbi.

Madje, kjo çështje sipas Arkivit të Tubimeve Publike në Serbi është një motiv më i fortë për të dalë në rrugë sesa vjedhjet zgjedhore, dhuna dhe temat e presidentit për Kosovën.
Kundërshtimin për litiumin ashpër e shprehën edhe qytetarët serbë në rrugët e Beogradit.

“Unë jam këtu për të ofruar mbështetje, për ajër të pastër, ujë të pastër, për Serbinë tonë dhe kundër litiumit, natyrisht”, tha qytetarja, Milena.

“Unë jam këtu për shkak të fëmijëve të mi, nipërve të mi. Kam dy prej tyre. Duhet të kemi ujë, ajër dhe ushqim. Ne jemi një vend fermerësh”, theksoi qytetarja, Tanja Popovic.

Në anën tjetër Bashkimi Evropian ka për synim ta zvogëlojë varësinë e Evropës nga Kina për të siguruar lëndët e para andaj po e sheh Serbinë si alternativë.

Ndërkaq profesori universitar, Abit Hoxha, vlerëson se Serbia do të ketë përfitime të jashtëzakonshme nga kjo marrëveshje për litiumin.

“Pasi që litiumi është paraja e re e shkëmbimit, Serbia ka pasur fatin që të gjej rezerva të litiumit në zonën afër kufirit më Bosnjën. Ky është një avantazh shumë i madh i Serbisë në raport me BE-në dhe gjithashtu kjo do ta ndryshojë gjeopolitikën e BE-së karshi Serbisë”, tha profesori, Abit Hoxha.

Hoxha, thotë se Perëndimi i harron vlerat liberale kur në pyetje janë interesat ekonomike andaj sipas tij nuk është befasi marrëveshja me Serbinë e cila udhëhiqet nga një qeveri autoritare.

“Shpeshherë interesat ekonomike i diktojnë interesat politike edhe në këtë rast BE-ja është shumë mbrapa në investime në raport me Kinën, Indinë dhe vendet e tjera të BRIK-ut. Tani Serbia del të jetë karta e fundit e lojës së tyre për sa i përket litiumit. Bashkimi Evropian në një far forme nuk ka zgjidhje tjetër veçse ta bëj këtë marrëveshje”, deklaroi Hoxha.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se asnjë gërmim nuk do të fillojë para vitit 2028 dhe se qeveria do të kërkojë garanci të forta mjedisore përpara se të lejojë gërmimin.

Në anën tjetër kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se ndër arsyet e tjera për të mbështetur projektin është se ai do të krijojë vende të reja pune në Serbi dhe do të ndihmojë Evropën të përmbushë qëllimet e saj klimatike.

Related posts

Kërkohet paraburgim për mësimdhënësen që dyshohet se mashtroi me subvencione

RTI

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës, raportohet për të paktën 42 njerëz të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

admin

OKB: Mbi 16 mijë palestinezë jetojnë në kushte të tmerrshme në një shkollë të Gazës

rezart morina