RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Protesta në Prishtinë kundër vrasjeve grave: “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”

protesta-ne-prishtine-kunder-vrasjeve-grave:-“vrasja-e-grave-nga-burrat-te-trajtohet-si-urgjence-kombetare”

Me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” në Prishtinë ka nisur protesta për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së.

Qindra protestues janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e djeshme.

“Polici jeni bashkëfajtorë në vrasjen e grave”, “Edhe sa thirrje të humbura”, janë disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët po marshojnë drejt Prokurorisë së shtetit, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë.

Protesta është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR.

Protestueset vendosen mbishkrime “Vrasja e grave nga burrat të trajtoher si urgjencë Kmbëtare” në objektin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe më pas u nisën drejt Stacionit Policor Qendra.

Mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e QKUK-së para Klinikës së Gjinekologjisë u vra një 35-vjeçare shtatzënë e cila ishte në prag të lindjes së një foshnje.

Ish-bashkëshorti i saj është personi i dyshuar për kryerjen e vrasjes ndërsa i njëjti po kërkohet nga organet e rendit dhe gjendet në arrati.

Related posts

Policia izraelite vret një fëmijë palestinez me pretendimin se u “përgatit për të hedhur fishekzjarr” ndaj tyre

RTI

Katër aksidente me fatalitet gjatë janarit – kërkohet të vendosen kamera statike në rrugë

RTI

Serbia i maskon automjetet ushtarake nga Kina si makina ndërtimi

admin