Institucionet akademike në Izrael thonë se po bëjnë plane për të mirëpritur studentët që duan të largohen nga universitetet amerikane. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, kjo vjen si rezultat i protestave në universitetet amerikane kundër luftës së Izraelit në Gazë, që bëjnë shumë studentë hebrenj të thonë se ndihen të pasigurt.