Presidenti Joe Biden iu drejtua sot kombit duke dënuar protestat e dhunshme në universitete amerikane, megjithëse ai e mbrojti të drejtën e protestës paqësore. Në një fjalë të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden tha se ‘protesta e dhunshme në Shtetet e Bashkuara nuk është e mbrojtur me ligj, protesta paqësore është e mbrojtur.