Punëtorët e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, kanë protestuar sot me fillim nga ora 09:00, para administratës së këtij shërbimi.
Protestua u mbajt lidhur me koeficientin e pagës.
Punëtorët e shërbimeve teknike nuk janë aspak të kënaqur me pagën e tyre, gjë që u shndërrua dhe në protestën e paralajmëruar tashmë sa kohë.