Një grup protestues pro-izraelit, shumica e të cilëve kishin fytyrat e tyre të maskuara, sulmuan Kampin e Solidaritetit me Gazën, i krijuar nga studentë pro-palestinezë në Universitetin California në SHBA, ndërkohë nuk kishte asnjë roje sigurie në zonë gjatë incidentit, raporton Anadolu.
Sipas asaj që gazetarët në rajon transmetuan, një grup njerëzish pro-izraelitë me shkopinj në duar dhe shumica e tyre me maska në fytyrë sulmuan Kampin e Solidaritetit me Gazën në Universitetin California.
Sulmuesit që u përpoqën të shkatërrojnë barrikadat rreth kampit, hodhën objekte të ndryshme, veçanërisht shishe uji, ndaj demonstruesve pro-palestinezë. Personat ende të paidentifikuar që sulmuan disa nga studentët gjithashtu i shanë demonstruesit pro-palestinezë.
Kur grupi sulmoi Kampin e Solidaritetit me Gazën, tërhoqi vëmendjen se në zonë nuk kishte siguri, përfshirë policinë.
“Që një orë jam duke e shikuar këtë përleshje në Universitetin California. Nuk ka asnjë reagim nga policia”, shkroi gazetari Sergio Olmos në llogarinë e tij të rrjeteve sociale.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan gjithashtu mbështetësit e Izraelit duke hedhur fishekzjarre në Kampin e Solidaritetit me Gazën.
BREAKING: Students at the University of California defend their Gaza Solidarity Encampment with reinforcements, as Zionists attack them with fireworks and smoke bombs. pic.twitter.com/ypn2PCiudP
— Quds News Network (@QudsNen) May 1, 2024