RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pse është mirë të konsumoni boronica të kuqe?

pse-eshte-mire-te-konsumoni-boronica-te-kuqe?

Ka mënyra të ndryshme për t’i ngrënë boronicat e kuqe, përfshirë këtu të freskëta, të thara apo të ziera në sos.

Por boronicat e kuqe të freskëta janë të pasura me vlera ushqyese të shëndetshme si fibrat, karbohidratet, kaliumi dhe vitaminat e rëndësishme si vitamina C, vitamina E dhe vitamina K.

Derisa boronica e kuqe e tharë përmban më shumë kalori dhe sheqer.

Ka shumë arsye pse boronicat e kuqë janë të shëndetshme. Ato shquhen për faktin se i sjellin dobi të rëndësishme organizimit tuaj.

Boronica e kuqe është e mirë luftimin e infeksioneve urinare, janë të mira për barkun si dhe mund ta ndalojnë aktivizimin e Helikobakteres. Ato gjithashtu kontribuojnë në shëndetin e zemrës, e ulin shtypjen e gjakut dhe kolesterolin, sidomos nëse konsumohen në formën e lëngut.

Boronicat e kuqe të freskëta po ashtu përmbajnë shumë pak kalori dhe falë shijes së tyre, gjasat që t’i konsumoni më shumë se që nevojitet janë shumë të vogla. Përveç kësaj, ato kanë vlera anti-inflamatore të cilët i ndihmojnë njerëzit me sindromën metabolike, si dhe janë shumë të dobishme për imunitetin e njeriut.

Si të përfshihen ato në dietën tuaj?

Ka shumë mënyra si mund t’i shijoni boronicat e kuqe dhe jo vetëm gjatë sezonit të festive, por gjatë tërë viti.

Derisa nuk ka rekomandime të përgjithshme se sa shpesh duhet të konsumohen ato, është mirë ta bëni shprehi t’i përfshini në disa lloje të ushqimit.

Një dietë e larmishme e ushqimit ju siguron të konsumoni sa më shumë produkte që janë të mira dhe të shëndetshme për organizimin.

Prandaj, boronicat e kuqe mund të përfshihen në sallatë me tuna ose pulë. Sosi nga boronica e kuqe mund të përdoret për ta lyer bukën me të. Mund të gatuhen me shije për t’u shërbyer së bashku me mish. Boronicat e thara mund të përzihen me tërshërë dhe arra, dhe të hahen për mëngjes. Gjithashtu mund të përdoren kur gatuani kek apo ëmbëlsira tjera. Boronicat e kuqe të freskëta mund të shndërrohen në ‘smoothie’ dhe të tjerë.

Boronicat përmbajnë nivele mesatarisht të larta të substancave të quajtura oksalate. Prandaj, nëse keni probleme me gurë në veshka, konsumimi i sasisë së lartë të tyre mund ta rrisë rrezikun e formimit të tyre. Natyrisht, kjo varet nga sasia e boronicave të kuqe që ju i konsumoni.

Related posts

Lëngu i karrotave – i mirë për shëndetin

admin

Zgjidhjet natyrale për fytin e tharë

RTI

Boronica e kuqe, fruti që ju ndihmon kundër peshës së tepërt

rezart morina