RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Publikohet agjenda e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

publikohet-agjenda-e-takimit-kurti-vuciq-ne-bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i mbështetur nga i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi do të nisë në orën 18 dhe thuhet se do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/një diskutim mbi draft-statutin e parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale me rëndësi politike.

Do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrelli në fund të takimit.

Related posts

Raporti i Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane

admin

Kompanitë ndërpresin fluturimet në Izrael! Qiproja pikë e rëndësishme tranziti për udhëtimet, por mund të kthehet në një bazë për të strehuar të evakuuarit dhe refugjatët nga rajoni i krizës

admin

Irani dërgon avion në Arabinë Saudite për të transferuar të evakuuarit nga Sudani

admin