RTV AHIRETI
Lajme

Publikohet kalendari për vitin shkollor 2024/2025, Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mësimit

publikohet-kalendari-per-vitin-shkollor-2024/2025,-nagavci:-jane-bere-te-gjitha-pergatitjet-per-fillimin-e-mesimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2024/2025.

Nagavci po ashtu ka publikuar kalendarin shkollor, përmes së cilit përcaktohet pushimi vjeshtor, dimëror, pranveror e festat.

Lexoni të plotë postimin:

Të dashur punëtorë të arsimit, të nderuar prindër.

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, kam nënshkruar Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025.

Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, respektivisht të vitit mësimor sipas niveleve, pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim.

Falënderoj grupin punues i cili e ka hartuar këtë kalendar i cili ka qenë gjithëpërfshirës i përbërë nga mësimdhënës, përfaqësues të DKA-ve, shkollave dhe përfaqësues nga MAShTI.

Si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor. /Telegrafi/

The post Publikohet kalendari për vitin shkollor 2024/2025, Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mësimit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Osmani: Dialogu me Serbinë për hapjen e urës do të ishte kundërkushtetues

admin

​Aktakuzë ndaj 11 personave për sulme me granata dore në Prishtinë e Mitrovicë

admin

KFOR shton patrullimet në Kosovë: Situata në Veri, e qetë, por e brishtë!

admin