RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Publikohet raport që akuzon Bidenin për tërheqjen nga Afganistani

publikohet-raport-qe-akuzon-bidenin-per-terheqjen-nga-afganistani

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së publikuan raportin hetimor që mban përgjegjës administratën e presidentit Joe Biden për tërheqjen në mënyrë “të tmerrshme” të vendit të tyre nga Afganistani në gusht 2021.

Republikanët publikuan një raport gati 350 faqesh në Dhomën e Përfaqësuesve lidhur me rezultatet e hetimit të tyre të kryer për tërheqjen e ShBA-së nga Afganistani.

Në raportin e hetimit të kryer nga republikanët në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për më shumë se 18 muaj, administrata e Bidenit mbahet përgjegjëse për tërheqjen në mënyrë “të tmerrshme” të ShBA-së nga Afganistani në gusht 2021.

Republikani Michael McCaul, kryetar i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve i cili kreu hetimin, mbrojti idenë se administrata e Bidenit kishte informacionin dhe mundësinë e nevojshme për të evakuuar në mënyrë të sigurt personelin e saj, por se administrata “i dha më shumë prioritet imazhit të saj se sa sigurisë së personelit”.

Ndërsa Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve e kritikuan raportin me arsyetimin se “u injorua roli i ish-presidentit amerikan Donald Trump”.

Talebanët të cilët rrethuan kryeqytetin pas procesit që filloi me tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistani në vitin 2021 në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur me SHBA-në në shkurt të vitit 2020, morën nën kontroll pa luftë Kabulin pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht 2021.

ShBA-ja përfundoi procesin e tërheqjes nga Afganistani më 31 gusht 2021.

Related posts

Prolongohet hapja e dy strehimoreve për emigrantët në Shqipëri

RTI

Stuhia Debby godet Floridën, raportohet për 4 persona të vdekur

admin

Pas dekadash, Fauci largohet nga qeveria Biden

admin