Initiative for Progress – INPO këtë të premte ka publikuar raportin: “Performanca e Qeverisë së Republikës së Kosovës në realizimin e prokurimit”.
Drejtoresha ekzekutive e INPO-së, Albulena Nrecaj-Musliu dhe Arbër Kabashi, monitorues thanë se ky raport është rezultat i monitorimit të planeve përfundimtare të prokurimit të ministrive dhe Zyrës së kryeministrit rreth përmbushjes së tyre, brenda një (1) viti fiskal.
Aspektet e përdorura në ketë raport u tha se janë aspekti numerik dhe ai buxhetor.
“15 ministri dhe Zyra e kryeministrit, INPO-ja ka bërë realizimin edhe nga nr i aktivitete dhe vlera e tyre. Gjatë vitit 2023 janë 336 aktivitete te rezultuara në 489 kontrata, ku në total nga 935 aktivitete të planifikuara, prej tyre 336 janë realizuar, e nga vlera 935 kanë 442 milionë euro”, deklaroi Kabashi.
Sipas raportit Ministria e Arsimit ka planifikuar 57 aktivitete me 17 kontrata të nënshkruara të kthyer në përqindje si 29.82%. Ndërkaq Ministria e Bujqësisë kishte paraparë 43 aktivitete në vlerë prej 6.053.875.52euro, me gjithsej 25 kontrata të nënshkruara. Një numër më të madh aktivitetesh të parashikuara gjatë 2023-tës, ishte Ministria e Financave, punës, dhe transfere me 71 gjithsej ku prej tyre u nënshkruan 46 prej tyre.
Ndërsa sa i përket Zyrës së kryeministrit, për vitin 2022 kishin të paraparë 22 aktivitete. Në vlerë prej 918,583,00euro, prej tyre vetëm 17 të nënshkruara. Sipas konkluzioneve të këtij raporti ministritë dhe Zyra e kryeministrit nuk i përmbahen planifikimit të prokurimit.– “Planet e prokurimit nuk reflektojnë nevojat reale, të furnizimit me artikuj, shërbime dhe punë, duke qenë se vetëm rreth 35% e aktiviteteve te planifikuara janë tenderuar”, tha Kabashi.
Tutje në raport thuhet se Qeveria e Republikës se Kosovës gjatë vitit 2023, dy (2) here ka ndryshuar dhe plotësuar listën e artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik.– Ministria e Arsimit ka paraparë në planifikim të prokurimit aktivitete për ndërtimin e çerdheve nëpër komuna, pa e definuar paraparakisht me Komunën përkatëse lokacionin e ndërtimit të çerdhes është pamundësuar inicimi i aktiviteteve të prokurimit për ndërtimin e çerdheve.– Ministria e Mbrojtjes në raportin e prokurimit i ka dy kontrata të raportuara për njësi, por nuk e ka të përgatitur vlerën indikative të kontratës.– Aktivitetet e planifikuara nga MFPT-ja rreth Thesarit, në muajin korrik kanë kaluar në kuadër të AQP-së– Kontratat që kanë të bëjnë me furnizim me pajisje të IT-së e që janë minitender, përmbajnë numrin 5, numër ky i llojit të kontratës së punës. Nrecaj Musliu tha se gjetjet flasin për mungesë të mirëfilltë të planifikimit.