RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Publikohet raporti për Urën e Ibrit: Është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale

publikohet-raporti-per-uren-e-ibrit:-eshte-stabile,-e-qendrueshme-dhe-funksionale

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e ka publikuar raportin mbi gjendjen fizike të Urës së Ibrit, për të cilën tha se është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

Sipas Durmishit, raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi Lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë, sipas tij, mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.

“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”.

“Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, shkroi Durmishi.

Related posts

Si i shkuan Telekomit mbi 6 milionë euro për largim vullnetar të punëtorëve

rezart morina

Ushtarakët nga Kosova tregojnë rezultate të larta në akademitë ushtarake të Turqisë

admin

Kreu i opozitës Rached Ghannouchi dënohet me një vit burg në Tunizi

rezart morina