RTV AHIRETI
Shëndetësi

Puna në orët e vona shton rrezikun nga sëmundjet

puna-ne-oret-e-vona-shton-rrezikun-nga-semundjet

Një studim i ri tregon se si ritmet cirkadiane të qelizave të zemrës ndihmojnë në ndryshimin e funksionit të zemrës gjatë ditës dhe mund të shpjegojë arsyen pse punonjësit që punojnë në turnetë e natës preken më së shumti nga problemet e zemrës.

Shkencëtarët kanë treguar për herë të parë se qelizat e zemrës i rregullojnë vetë ritmet e tyre cirkadiane, nëpërmjet ndryshimeve të përditshme në nivelet e joneve të natriumit dhe kaliumit brenda qelizës. Nivelet e ndryshme të joneve të natriumit dhe kaliumit brenda dhe jashtë qelizave të zemrës krijojnë impulsin elektrik që shkakton tkurrjen e tyre dhe nxit rrahjet e zemrës.

Deri më sot përqendrimet e joneve mendohej se ishin konstante. Por tani shkencëtarët kanë zbuluar se qelizat e zemrës i ndryshojnë nivelet e tyre të brendshme të natriumit dhe kaliumit gjatë ditës dhe natës. Kjo bën që zemra të përshtatet më mirë dhe të ruajë ritmin e rritur të zemrës kur ne jemi fizikisht aktivë.

Dihet tashmë se në qelizat e zemrës dhe indet e tjera kanë orë të përditshme; që janë normalisht të sinkronizuara nga sinjalet hormonale që harmonizojnë ritmet tona të brendshme ditore me ciklin e ditës dhe atë të natës. Ritmet e përditshme të funksionit të zemrës njihen prej vitesh dhe mendohet se ato ekzistojnë për shkak të stimulimit më të madh nga sistemi nervor gjatë ditës.

Ky studim i ri, i mbështetur nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore dhe nisma “Blue Sky” e kompanisë “AstraZeneca”, tregon se ritmet cirkadiane brenda secilës qelizë të zemrës mund të ndikojnë gjithashtu në rrahjet e zemrës.

Ekipi, i udhëhequr nga shkencëtarët në Laboratorin për Biologjinë Molekulare në Kembrixh të Britanisë të Madhe, në bashkëpunim me AstraZenecan, thonë se të kuptuarit se si këto ndryshime në nivelet e joneve ndryshojnë funksionin e zemrës gjatë ditës mund të ndihmojë në shpjegimin e arsyes pse punonjësit që punojnë në turnetë e natës janë më të prekshëm ndaj problemeve të zemrës.

Kjo pasi ritmet jonike të drejtuara nga orët e zemrës dalin “jashtë sinkronizimit ”përgjatë stimulimit që pësojnë nga orët e trurit. Ky kuptim i ri mund të çojë në trajtime më të mira dhe në masa parandaluese për të luftuar sëmundjet e zemrës.

Autorja kryesore e studimit, Aleksandra Stangerlin, u habit kur zbuloi se nivelet e natriumit dhe kaliumit ndryshonin deri në 30 për qind në qelizat e izoluara dhe indet e zemrës.

Kjo ndryshon aktivitetin elektrik në këto qeliza. Te minjtë ky ndryshim duket të jetë po aq i rëndësishëm për të kuptuar ndryshimet ditore në rrahjet e zemrës, siç është kontrolli nervor. Dr. John O’Neal nga Laboratori i Biologjisë Molekulare, që drejtoi studimin, thotë se mënyrat e funksionimit të zemrës janë më komplekse.

“Mënyrat se si ndryshon funksionimi i zemrës gjatë gjithë kohës rezultojnë të jenë më komplekse nga sa mendohej më parë. Sasia e joneve që kontribuojnë në normën e rrahjes së zemrës ndryshon gjatë ciklit ditor. Kjo ka të ngjarë ta ndihmojë zemrën të përballojë kërkesat e rritura gjatë ditës, kur ndryshimet në aktivitet dhe prodhimin kardiak janë shumë më të mëdha sesa gjatë natës, kur ne zakonisht flemë. Kjo krijon mundësinë e trajtimeve më efektive për sëmundjet kardiovaskulare, për shembull për t`i marrë ilaçet në kohën e duhur gjatë ditës”, ka thënë ai.

Related posts

Studim: Kjo pije është më e mira për hidratim dhe nuk është uji

admin

Çfarë ndodh me trupin tonë kur konsumojmë kafe esëll në mëngjes? Ja disa efekte

rezart morina

Këto fruta të pyllit bëjnë mrekulli në trupin tonë

rezart morina