RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin dhe princi saudit diskutojnë për tregun e energjisë

putin-dhe-princi-saudit-diskutojne-per-tregun-e-energjise

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin diskutoi për situatën në tregun e energjisë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të Kremlinit, në bisedën e tyre telefonike, Putin dhe Salman vlerësuan nivelin e arritur në marrëdhëniet miqësore midis Rusisë dhe Arabisë Saudite, bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë dhe të konsiderimit të interesave të njëri-tjetrit.

Gjatë bisedës u trajtuan një sërë çështjesh aktuale në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën politike, tregtare, ekonomike dhe energjetike si dhe u tërhoq vëmendja për rëndësinë e mbajtjes së një koordinimi të ngushtë në kuadër të OPEC + për të siguruar stabilitet në tregun e energjisë.

Gjithashtu gjatë bisedës, sipas Kremlinit, u arrit marrëveshje për vazhdimin e kontakteve në nivele të ndryshme.

Related posts

Gërvalla emëron Nita Shalën ambasadore të Kosovës në Itali

admin

Qindra ekstremistë të djathtë të kërkuar për arrestim në Gjermani

admin

Shtëpia e Bardhë: Shumë herët për të thënë se telefonata Xi – Zelensky mund të çojë në paqe

admin