Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan. Ky takim sipas mediave të huaja të zhvillohet të mërkurën gjatë një Samitit të Organizatës së bashkëpunimit të Shangait në Kazakistan.
Kujtojmë se Putin u takua për herë të fundit me Xi Jinping në maj kur ai vizitoi Kinën në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, pasi i betua për një mandat të pestë si president i Rusisë.
(SCO) është një organizatë politike, ekonomike, ndërkombëtare e sigurisë dhe mbrojtjes e themeluar nga Kina dhe Rusia në vitin 2001.
Anëtarët e tjerë janë India, Irani, Kazakistani, Kirgistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.
Turqia, edhe pse jo anëtare, merr pjesë shpesh në takimet e saj si “partner në dialog”. /abcnews