RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Putin i ofron paqe “të kushtëzuar” Ukrainës

putin-i-ofron-paqe-“te-kushtezuar”-ukraines

Presidenti rus Vladimir Putin i propozoi sot Ukrainës paqe, duke përshkruar kushtet e Rusisë për përfundimin e luftës dhe fillimin e bisedimeve të paqes, raporton Anadolu.

Duke folur në një takim me punonjës të Ministrisë së Jashtme ruse në Moskë, Putin deklaroi se Rusia do të ndërpresë “menjëherë” operacionet luftarake nëse Ukraina braktis synimet e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe tërheq trupat e saj nga katër rajonet e pretenduara nga Rusia – Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

“Sot ne po bëjmë një tjetër propozim konkret, real për paqen. Nëse Kievi dhe kryeqytetet perëndimore e refuzojnë atë si më parë, atëherë është puna e tyre, përgjegjësia e tyre politike dhe morale për vazhdimin e gjakderdhjes”, tha ai.

Putin paralajmëroi se situata në fushën e betejës mund të ndryshojë në mënyrë të pafavorshme për Kievin dhe nëse kjo ndodh dhe se “kushtet për fillimin e negociatave do të jenë të ndryshme”.

Putin theksoi se ai po propozon përfundimin e konfliktit, jo thjesht ngrirjen e tij.

“Sapo Ukraina të fillojë tërheqjen e trupave nga Donbasi dhe Novorossiya dhe të marrë përsipër të mos anëtarësohet në NATO, Federata Ruse do të pushojë zjarrin dhe do të jetë gati për negociata. Nuk mendoj se do të zgjasë shumë”, shtoi ai.

Putin la të kuptohet se ai nuk e konsideron Volodymyr Zelenskyyn si president legjitim të Ukrainës pasi mandati i tij skadoi më 20 maj dhe quajti parlamentin e vendit, Verkhovna Rada, si autoritetin e vetëm legjitim.

Related posts

Vizitë e paparalajmëruar, shefi i mbrojtjes amerikane takohet me Zelenskyyn

rezart morina

Agjencia amerikane e barnave miraton rreth 800 mijë vaksina kundër lisë së majmunit

admin

Kanoset një zyrtare e Qendrës për Punë Sociale në Lipjan

admin6