RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin kërkon “të bëhet gjithçka” për të parandaluar përpjekjet për të destabilizuar situatën në Rusi

putin-kerkon-“te-behet-gjithcka”-per-te-parandaluar-perpjekjet-per-te-destabilizuar-situaten-ne-rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërkuar “të bëhet gjithçka” për të parandaluar përpjekjet e “keqbërësve” për të destabilizuar situatën në Rusi, transmeton Anadolu.

Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurisë së Rusisë në Moskë, Putin theksoi rëndësinë e garantimit të sigurisë së brendshme në mes të situatës aktuale.

“Sot do të merremi me çështjet që lidhen me garantimin e sigurisë së Rusisë, në këtë rast sigurinë e brendshme politike, duke marrë parasysh përpjekjet që keqbërësit tanë ende po bëjnë dhe i aktivizojnë ato për të destabilizuar situatën brenda Federatës Ruse”, tha Putin.

“Unë dhe ju në çfarëdo rrethane duhet të bëjmë gjithçka për t’i parandaluar ata që ta bëjnë këtë”, theksoi ai.

Presidenti rus gjithashtu kërkoi nga ministri i brendshëm dhe kreu i Shërbimit Federal i Sigurisë Ruse të raportojnë mbi situatën e sigurisë.

Forcat e armatosura të Ukrainës thuhet se kanë lëshuar një seri sulmesh në rajonet kufitare të Rusisë në muajt e fundit, veçanërisht në Bryansk dhe Belgorod, të cilat sipas Moskës u goditën me dronë dhe artileri.

Informacioni për sulmet është përhapur gjerësisht dhe shpesh keq interpretohet në platformat sociale, duke provokuar pakënaqësi në mesin e qytetarëve rusë dhe duke i nxitur ata “të dënojnë autoritetet për paaftësinë për të garantuar sigurinë”.

Related posts

SHBA, rritet në 26 numri i të vdekurve nga stuhia e acartë

admin

Gjermania shpreh “shqetësim të madh” për përshkallëzimin e tensioneve Izrael-Iran

admin

Nënshkruhen protokollet e anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës

admin