RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Kirgistani vazhdon të jetë partneri kryesor i Rusisë në tregti dhe ekonomi

putin:-kirgistani-vazhdon-te-jete-partneri-kryesor-i-rusise-ne-tregti-dhe-ekonomi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u takua me presidentin e Kirgistanit, Sadyr Japarov në kuadër të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që mbahet në qytetin Semerkant të Uzbekistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putin në takimin me Japarov theksoi se partneri strategjik Kirgistani është një vend i afërt me Rusinë dhe se kanë punuar bashkë me shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Putin tha se Kirgistani vazhdon të jetë partneri kryesor i Rusisë në tregti dhe ekonomi.

“Vazhdojmë të sigurojmë mbështetje ekonomike për Kirgistanin. Vitin e kaluar kemi bërë një ndihmë financiare prej 20 milionë dollarë. Edhe këtë vit janë ndarë 1.5 milion dollarë për infrastrukturën sociale që u dëmtua për shkak të ngjarjeve tragjike të përjetuara në kufi në Kirgistan. Sigurisht që këtë do ta bëjmë duke pasur parasysh edhe ngjarjet e fundit tragjike”, tha presidenti rus.

Ndërsa Japarov duke shprehur kënaqësinë për takimin me Putinin tha: “Rusia është tradicionalisht partneri ynë kryesor tregtar dhe ekonomik dhe aleati ynë kryesor strategjik”.

“Jam i bindur se ky takim do të kontribuojë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit shumëpalësh që siguron dobi reciproke mes Rusisë dhe Kirgistanit”, tha Japarov i cili shtoi se vëllimi tregtar mes Rusisë dhe Kirgistanit në gjysmën e parë të këtij është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

“Projekte investimi po zbatohen me sukses edhe me mbështetjen e Fondit të zhvillimit kirgizo-rus. Fondi deri më sot ka miratuar 3.200 projekte me vlerë prej 440 milionë dollarë. Nga ana e Rusisë do të ndërtohen 5 shkolla në vitin 2023 dhe 4 shkolla në vitin 2024”, tha Japarov.

Related posts

Analiza e VOA: A do ta largojë konflikti në Gazë vëmendjen e votuesve amerikanë nga Ukraina?

admin

Stano: Ura e Ibrit është çështje e dialogut, palët të shmangen nga veprimet e pakoordinuara

rezart morina

Trump në fjalimin e parë pas atentatit ndaj tij: Biden do të nis Luftën e Tretë Botërore

RTI