RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Rusia mbështet zv/presidenten Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale në SHBA

putin:-rusia-mbeshtet-zv/presidenten-kamala-harris-ne-zgjedhjet-presidenciale-ne-shba

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se pasi presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden, “u hoq nga gara” presidenciale, Moska tani mbështet zv/presideten Kamala Harris, e cila e pasoi atë në garën presidenciale të Partisë Demokratike, transmeton Anadolu.

Duke folur në një forum ekonomik në qytetin Vladivostok, Putin tha se Moska “do ta mbështesë atë”.

“I preferuari ynë, nëse mund të them kështu, ishte presidenti aktual, zoti Biden. Ai u hoq nga gara, por ai rekomandoi që të gjithë mbështetësit e tij të mbështesin zonjën Harris. Këtë do të bëjmë edhe ne, do të mbështesim atë”, tha Putin.

Në të njëjtën kohë, theksoi Putin, më e rëndësishmja është zgjedhja e popullit amerikan dhe jo ajo që mendon apo mbështet Rusia.

“Sa i përket favoritëve, nuk na takon neve të përcaktojmë. Ende mbetet zgjedhja e popullit amerikan”, tha ai.

Presidenti rus më pas bëri shaka se meqenëse Harris “qesh në mënyrë kaq ekspresive dhe ngjitëse”, kjo do të thotë se “ajo po bën mirë” dhe ajo nuk do të vendosë më sanksione ndaj Rusisë.

Pavarësisht paralajmërimit të tij se është populli amerikan ai që vendos, komentet e presidentit Putin tërhoqën një kritikë të shpejtë nga Washingtoni.

“Putin duhet të ndalojë së foluri për zgjedhjet tona. Ai nuk duhet të favorizojë askënd në një mënyrë apo tjetër”, u tha gazetarëve John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Kirby tha se Putin “duhet gjithashtu të ndalojë ndërhyrjen” në zgjedhje, pasi një ditë më herët SHBA-ja zbuloi akuza për përpjekjet e pretenduara për të ndikuar në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA, Biden ishte përcaktuar të përfaqësojë Partinë Demokratike, por më 21 korrik ai njoftoi tërheqjen e tij nga gara dhe mbështetjen ndaj zv/presidentes Harris.

Ish-presidenti Donald Trump, i cili ka pasur marrëdhënie më miqësore me Putin-in se sa Biden-i, mori titullin presidencial të Partisë Republikane.

Related posts

Stoltenberg përjashton mundësinë e vazhdimit të mandatit si shef i NATO-s

admin

Lufta në Ukrainë/ Paguajnë deri në 6 mijë dollarë për të ikur nga vendi, “dru” për të rinjtë ukrainas që nuk duan të rekrutohen dhe përpiqen të arratisen (VIDEO)

admin

Turqi, rritet në 44.218 numri i të vdekurve nga tërmetet e 6 shkurtit

rezart morina