RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Rusia s’është përgjegjëse për krizën globale të ushqimit

putin:-rusia-s’eshte-pergjegjese-per-krizen-globale-te-ushqimit

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ishte përgjegjëse për krizën globale të ushqimit, duke fajësuar Perëndimin për pengimin e eksportit të grurit rus.

Duke folur në një samit virtual të Brics Plus që mblodhi së bashku liderët e 17 vendeve duke përfshirë Kinën, Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut, lideri rus e përshkroi tregun e ushqimit si “të pabalancuar në mënyrën më serioze”.

Putin akuzoi vendet perëndimore, veçanërisht SHBA-në, për “destabilizimin e prodhimit bujqësor global” me kufizime në dërgimin e plehrave nga Rusia dhe Bjellorusia, dhe duke e bërë të vështirë për Moskën eksportin e grurit.

Ai ka thënë se rritja e çmimeve të produkteve bujqësore si gruri ka prekur më shumë vendet në zhvillim, “ku buka dhe mielli janë një mjet i domosdoshëm për mbijetesë për shumicën e popullsisë”.

Putini hodhi poshtë “histerinë” rreth drithit që është bllokuar në portet e Ukrainës dhe pretendoi se nuk do të zgjidhte asnjë problem në tregun global të drithit. /koha

Related posts

Deputetët turq në Hagë për të mbështetur deklaratën turke në GJND

admin

Belgjika do të vendosë sanksione ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

RTI

Sekretari Blinken sërish drejt Lindjes së Mesme për të bindur Izraelin dhe Hamasin që të pranojnë marrëveshjen e armëpushimit

admin