RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin takon homologun e tij kongolez, dy vendet zotohet të luftojnë kundër neokolonializmit

putin-takon-homologun-e-tij-kongolez,-dy-vendet-zotohet-te-luftojne-kunder-neokolonializmit

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij kongolez, Denis Sassou Nguesso, pas një takimi në Moskë janë zotuar se do të kundërshtojnë neokolonializmin në çdo formë, transmeton Anadolu.

Nguesso marrëdhëniet me Rusinë i quajti “miqësore dhe solidare”, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën e saj në luftën kundër kolonializmit, duke theksuar se kjo luftë vazhdon.

Presidenti kongolez u zotua të bëjë përpjekje për t’i çuar marrëdhëniet me Rusinë në një nivel të ri dhe për të hedhur themelet për bashkëpunim afatgjatë.

Putin, nga ana e tij, theksoi se Rusia ka prioritet zhvillimin e lidhjeve me vendet afrikane, duke vlerësuar kontributin personal të homologut të tij kongolez në zgjerimin e lidhjeve dypalëshe.

Vitet e fundit, Rusia ka punuar për të forcuar lidhjet me vendet afrikane.

“Ju keni marrë pjesë në dy samite Rusi-Afrikë. Ju po bëni përpjekjet e nevojshme për të zhvilluar bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat. Po i referohemi nivelit politik, ku (marrëdhëniet) janë zhvilluar dukshëm kohët e fundit, edhe lidhjet tregtare dhe ekonomike”, tha Putin.

Ai gjithashtu falënderoi presidentin kongolez për koordinimin në çështjet ndërkombëtare.

Para takimit, Putin i dorëzoi Nguesso-s Urdhrin e Nderit, një çmim shtetëror i Federatës Ruse.

Related posts

Gjuan me armë në një sallë dasmash, arrestohet një person në Ferizaj

admin

Gjykata e Pakistanit dërgon ish-kryeministrin Khan në paraburgim policor, rritet numri i të vdekurve mes protestave

admin

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme, kaos në aeroportin e Bejrutit

rezart morina