RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Që nga 7 tetori janë vr’arë 716 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor

qe-nga-7-tetori-jane-vr’are-716-pa’lestineze-ne-bregun-perendimor-dhe-kudsin-lindor

Të paktën 716 palestinezë, përfshirë 160 fëmijë, janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve izraelit që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze u dha informacioni mbi këtë temë.

Në deklaratë thuhet se janë vrarë 716 palestinezë, përfshirë 160 fëmijë dhe 10 gra ndërsa 5.750 persona u plagosën në sulmet e ushtarëve dhe kolonëve izraelitë që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023.

Që kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 41.272 palestinezë ndërsa 95.551 të tjerë u plagosën.

Related posts

Gjykata ia vendos drejtorit të VisaMetric masën e dorëzanisë prej 15 mijë eurove

rezart morina

Partia Sumar bllokon votën pro/ Debati në parlamentin spanjoll për njohjen e Kosovës

admin

Franca vendos për kryeministrin, por jo presidentin/ Çfarë ndodh me Emmanuel Macron pas këtyre zgjedhjeve?

admin