RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria hap konkurse për pozita të larta në bordet publike

qeveria-hap-konkurse-per-pozita-te-larta-ne-bordet-publike

Qeveria hap konkurs për borde të ndërmarrjeve publike.

Tre ndërmarrje si Trepça, Telekomi I Kosovës dhe Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovës , kanë shpall konkurs publik për kryesues dhe anëtr të bordeve.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga data 16 janar 2024 deri me datën 16 shkurt 2024, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu sipas konkursit kandidati nuk kualifikohet për drejtor në Bordin e Ndërmarrjes Publike Qendrore, nëse:

Aktualisht është zyrtar, ose menaxher i NP përkatëse, ose cilësdo nga filialet e saj, ose ka shërbyer si zyrtar ose menaxher i NP përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj brenda pesë (5) vjetëve të kaluara;
Aktualisht është punonjës i nivelit të lartë i NP-së përkatëse, ose ka shërbyer si punonjës i nivelit të lart në NP-në përkatëse brenda tri (3) viteve të kaluara;
Aktualisht ka, ose gjatë tre vjetëve të kaluara ka pasur, çfarëdo marrëdhënie materiale afariste (përveç si konsumator individual i shërbimeve të NP-së) me NP-në përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;
Është aksionar, drejtor, zyrtar ose punonjës i lartë në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me NP-në përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj;
Pranon, ose ka pranuar brenda tre (3) vjetëve të kaluara, kompensim shtesë nga NP përkatëse ose cilado nga filialet e saj (përveç honorarit të Drejtorit ose kompensimit stimulues të përcaktuar në nenin 20.1, ose është anëtar në skemën pensionale të NP-së përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj;
Mbanë drejtorësi të ndërsjellë ose ka lidhje të konsiderueshme me drejtorët e tjerë të NP-së përkatëse përmes përfshirjes në shoqëri tjera tregtare ose organe;
Përfaqëson në aksionar i cili posedon dhjetë për qind (10%) të aksioneve votuese në NP-në përkatëse;
Ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të NP-së përkatëse më shumë se nëntë (9) vjet nga data e zgjedhjes së parë të tij/saj;
Është i afërm i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e “Interesit Financiar” në nenin 2 të këtij Ligji) i cilitdo person që i takon cilësdo nga kategoritë më sipër përveç personit të përcaktuar në pikën (b); ose
Është ose (i) punonjës, zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare të pa-listuar dhe që konkurron në Ndërmarrjen, ose (ii) menaxher i lartë, zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili posedon më shumë se dy për qind (2%)të të drejtave të votimit), ose ka një interes të konsiderueshëm financiar në, cilëndo nga shoqëritë tregtare të listuara që konkurrojnë në Ndërmarrjen; dhe
Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike;
Ka çfarëdo konflikti të interesave që për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbushë detyrat e tij financiare ndaj Aksionarëve dhe NP-së.

Related posts

Skela “humanitare” amerikane në brigjet e Gazës do të hiqet përkohësisht për riparime

RTI

Kurti-Ramës: Draftin për Asocaicionin propozoja Vuçiqit për shqiptarët e Luginës

rezart morina

Në sulmet e Izraelit gjatë natës në Gaza vriten dhe plagosen shumë palestinezë

rezart morina