RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Qeveria i bën thirrje diasporës të regjistrohet

​qeveria-i-ben-thirrje-diaspores-te-regjistrohet

Republika e Kosovës po vazhdon me procesin e regjistrimit të popullësisë, i cili po realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, regjistrimi fizik ka rezultuar me 1,586,659 banorë.

Qeveria e Kosovës vazhdon të ftojë diasporën për të u regjistruar, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në këtë proces.

Afati i fundit për regjistrim është 31 gushti, dhe procedura mund të kryhet nëpërmjet platformës online “eDiaspora”.

Në një njoftim të shpërndarë nga Ambasada e Kosovës në SHBA, theksohet: “Të dashur bashkatdhetarë, regjistrimi juaj është i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Regjistrohu!”

Related posts

Kievi ndryshoi strategjinë e tij ushtarake duke pushtuar territorin rus, por a do ta ndryshojë qëndrimin e BE-së ndaj Ukrainës?!

admin

Hamasi: Tre pengje izraelite janë vrarë gjatë operacionit të shpëtimit, një prej tyre me nënshtetësi amerikane

admin

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 325 e lu’ftës

admin