RTV AHIRETI
Lajme

Qeveria ndan katër milionë euro për pagat e minatorëve

qeveria-ndan-kater-milione-euro-per-pagat-e-minatoreve

Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se kjo shumë është ndarë për të tejkaluar krizën aktuale, pasi “ndërmarrja nuk ka arritur t’i sigurojë pagat nga prodhimi”.

Mesditën e së enjtes, minatorët e Trepçës kanë paralajmëruar protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ibrahim Januzi, kryetar i kësaj sindikate, pas vendimit të Qeverisë, tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk kanë biseduar me Këshillin Protestues për protestën e paralajmëruar, por, sipas tij, më nuk ka arsye për protestë.

The post Qeveria ndan katër milionë euro për pagat e minatorëve first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

SHBA, Britani, Australi me nëndetëse me energji bërthamore në përgjigje të Kinës

rezart morina

Sondazhet favorizojnë Kamala Harris, Donald Trump: Jam i gatshëm të debatoj me të, është njësoj si Joe Biden

admin

Lajçak i bashkohet sot Escobarit në Kosovë

admin