RTV AHIRETI
Lajme

Qeveria ndau 4 milionë euro për ta, minatorëve të “Trepçës” u ekzekutohet vetëm paga e qershorit

qeveria-ndau-4-milione-euro-per-ta,-minatoreve-te-“trepces”-u-ekzekutohet-vetem-paga-e-qershorit

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ndau katër milionë euro për minatorët e Trepçës për të tejkaluar krizën në të cilën ndodhen ku kanë dy muaj pa paga

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi ka thënë për Reporterin se minatorëve të “Trepçës” aktualisht u është ekzekutuar vetëm paga e muajit qershor.

Ai tha se presin që ditëve në vazhdim të ekzekutohet dhe ajo e korrikut, pasi bëhet fjalë për dy muaj.

“Po të muajit qershor u kanë dalë pagat minatorëve. E tash po presim që këto ditë me dalë edhe e muajit korrik, se janë dy muaj”, tha Januzi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e javës kaluar të qeverisë kritikoi “Trepçën”, duke thënë se nuk po nxjerrin mjaftueshëm xehe nga nëntoka, teksa ka punëtorë shumë.

“Në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur që të sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, pati deklaruar Kurti.

The post Qeveria ndau 4 milionë euro për ta, minatorëve të “Trepçës” u ekzekutohet vetëm paga e qershorit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Dy vëllezërit turq tregojnë si u detyruan ta shuajnë etjen derisa qëndruan 198 orë nën rrënoja

rezart morina

Presidenti Erdogan pret me ceremoni zyrtare kryeministrin italian Draghi

admin

Sulmi ajror që vrau 7 punonjës të ndihmës në Gaza, Netanyahu pranon se pas kësaj qëndrojnë forcat izraelite: Ndodh në luftë

admin