Qeveria në Gaza njoftoi se si pasojë e sulmeve izraelite që nga 7 tetori e deri më tani kundër Rripit të Gazës nuk ka asnjë informacion për rreth 6.500 persona, transmeton Anadolu.
Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës për media në Gaza, Ismail al-Thawabta në një konferencë para spitalit “Dëshmorët e Aksa-së” tha se “Izraeli vazhdon sulmet pa dallim objektivi”. Al-Thawabta theksoi se në sulmet e sotme të Izraelit kanë humbur jetën dhe janë plagosur dhjetëra persona.
“Rreth 6.500 njerëz kanë mbetur nën rrënoja ose fati i tyre nuk dihet ende nga sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori”, deklaroi ai. Al-Thawabta mbajti përgjegjës Izraelin dhe administratën e SHBA-së për sulmet në Gaza.