RTV AHIRETI
Kuzhinë

Qoftere me mish peshku

qoftere-me-mish-peshku

Një recetë e thjeshtë dhe e shijshme. Një gatim i ushqyeshëm për të gjithë familjen

Përbërësit:

– 1 kg peshk (bakalaro),
– 1 tufë perimesh për supë,
– 1 qepë,
– kripë,
– piper,
– spec të ëmbël,
– 4 vezë,
– 2 thelpinj hudhre,
– vaj për fërgim.

Përgatitja:

1. Perimet për supë zieni në ujë të njelmët. Kur të zbuten, shtoni peshkun e pastruar dhe zieni derisa peshku të zbutet.

2. Kullojeni ujin, mishin ndajeni nga halat dhe bashkë me perimet pritni imët. Shtoni qepën dhe hudhrën të grira imët, piperin specin e kuq dhe vezët dhe qitni kripë.

3. Përzieni mirë dhe formoni qofteret, pastaj piqni në skarë ose fërgoni në vaj të nxehtë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Qoftere me mish peshku appeared first on Telegrafi.

Related posts

Bukë me miell liri dhe fara liri

rezart morina

Pulë me xhinxher dhe hudhër

admin

Kifle me arra: Recetë e cila bartet nga gjenerata në gjeneratë!

rezart morina