RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qytetarët serbë protestojnë para stacionit policorë në veri, kërkojnë lirimin e katër personave që sulmuan zyrtarët policorë

qytetaret-serbe-protestojne-para-stacionit-policore-ne-veri,-kerkojne-lirimin-e-kater-personave-qe-sulmuan-zyrtaret-policore

Disa qytetarë nga komuniteti serbë janë mbledhur para stacionit policorë në veri të Mitrovicës duke kërkuar lirimin e katër personave të cilët kishin sulmuar zyrtarët policorë.

Në pankartat e protestuesve shkruan: “Veriu i Kosovës ishte një bastion i pathyeshëm, ku policia e Kosovës as që mund të shkelte këmbën”.

Ndërkaq, zëvendës drejtorit i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani për Telegrafin ka bërë të ditur se situata është e qetë dhe stabile.

Ai tha se protestuesit po kërkojnë lirimin e katër personave të arrestuar, mirëpo siç tha ai “e drejta e tyre është që të protestojnë”.

“Janë mbledhur rreth 300 veta dhe po kërkojnë lirimin e katër personave që janë arrestuar. E drejta e tyre është që të protestojnë. Situata është e qetë dhe stabile. Protestuesit kanë filluar që të largohen”, ka thënë Elshani.

Related posts

“Refuzimi i Palestinës së pavarur nga Netanyahu, pranim zyrtar i armiqësisë ndaj paqes”

admin

FOTO/ Me një copë druri të copëtuar për t’u mbështetur dhe një palë pantofla, kjo është 98-vjeçarja që eci rreth 10 km për të ikur nga trupat ruse

admin

“Izraeli vrau 340 mjekë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor në Gaza”

admin