RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qytetarët vazhdojnë ta shfrytëzojnë Serbinë si transit, me gjithë thirrjen e MPJ-së

qytetaret-vazhdojne-ta-shfrytezojne-serbine-si-transit,-me-gjithe-thirrjen-e-mpj-se

Me gjithë thirrjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme që të shmanget Serbia si vend transit, qytetarët vazhdojnë të shfrytëzojnë këtë shtet për të ardhur në Kosovë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet në pikëkalimin kufitar në Merdar për të hyrë në Kosovë janë 1-orëshe, e në pikën tjetër me Serbinë, Dheu i Bardhë, 30 deri në 40 minuta.

Në pikëkalimet tjera kufitare, pritjet janë standarde, nga 5 deri në 10 minuta.

Të enjten, Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje qytetarëve të shmangin Serbinë si vend transit, pas rastit të vrasjes së një polici serb në Lloznicë. Sipas autoriteteve të Serbisë, dorasi është Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu i Smrekonicës dy javë më parë. Po sipas autoriteteve të Serbisë, ai është vrarë gjatë së premtes në tentim për ta kapur atë.

Related posts

Elisa Spiropali, kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë

RTI

Kurti publikon emrat e organizatorëve kryesorë të trazirave në veri

admin

Osmani: Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës, mirënjohëse ndaj SHBA-së

RTI