RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Radomiroviq u largua nga partia e Rashiqit dhe u shkarkua nga posti i zëvendësministrit

radomiroviq-u-largua-nga-partia-e-rashiqit-dhe-u-shkarkua-nga-posti-i-zevendesministrit

Radoica Radomiroviq që dha dorëheqje nga partia e ministrit Rashiq, ka thënë se është shkarkuar nga posti i zëvendësministrit. Ai e ka akuzuar Rashiqin për “neglizhencë ndaj serbëve në veri”.
“Ai që më caktoi në postin e zëvendësministrit është ai që më zëvendësoi. Ishte e pritshme. Hyra në debat me Rashiqin duke e ditur rezultatin. Unë nuk mund të udhëhiqem nga interesat personale, por vetëm nga insteresat e qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve të mi”, tha Radomiroviq për “Kossev”.

Ai ka thënë se nuk i është treguar arsyeja e vendimit.

Radomiroviq ka shtuar se priste që të shkarkohej më herët se kishte biseduar me ministrin Rashiq, kur, siç thotë ai, kishte konstatuar se “nuk ka mirëkuptim për qytetarët e veriut të Kosovës”.

Ai pretendon se Ministria për Komunitete dhe Kthim që udhëhiqet nga Nenad Rashiq ndanë mjete për “bashkëpunëtorët më të afërt të Rashiqit”.
Sipas tij, shumica e granteve përfundojnë në Graçanicë, Llapnasellë, Ranillug dhe Dobrotin, përveç në veri.

“Për mua është shkatërruese që nga shtatë milionë që ka pasur ministria, qytetarët nga veriu të cilët personalisht i njoh dhe të cilët kanë aplikuar kanë marrë gjithsej 180 mijë për dy vjet. Fondi është i dedikuar për të gjitha komunitetet në Kosovë. Por mund të kemi parasysh se së paku një e treta e popullsisë së komuniteteve pakicë jeton në veri. Unë protestova për këtë, është joreale që njerëzit që aplikojnë nga veriu nuk mund ta marrin atë ndihmë.”

Radomiroviq, banor i Leposaviqit, ka thënë se ministri Rashiq e ka akuzuar atë se punon për BIA’n serbe.

Ai ka paralajmëruar formimin e një partie të re dhe se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ne jemi në rrugë të mirë për t’u formuar, do të jetë subjekt politik apo iniciativë civile, do ta shohim, por sigurisht që do të marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare”, tha ai.

Radomiroviq nuk ka dashur të bëjë të ditur se kush do të jetë pjesë e këtij subjekti politik, por thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për njerëzit nga veriu i Kosovës.

Related posts

Kolonët hebrenj bastisin Mesxhid Al-Aksanë përsëri pas 13 ditëve

admin

SHBA “thellësisht e shqetësuar” për “vd’ekjen tragjike” të shtetases turko-amerikane Ayşenur Ezgi Eygi

RTI

Debati presidencial në SHBA, analiza e CNN: Si përballja Biden-Trump mund të ‘shkundë’ garën për Shtëpinë Bardhë

admin