RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raisi: Irani u çlirua 43 vjet më parë dhe është i vendosur të mos bëhet rob i SHBA-së

raisi:-irani-u-clirua-43-vjet-me-pare-dhe-eshte-i-vendosur-te-mos-behet-rob-i-shba-se

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi në përgjigje të presidentit të SHBA-së, Joe Biden i cili tha “Ne do ta çlirojmë Iranin” tha se vendi i tij është “i vendosur të mos bëhet rob i SHBA-së”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit shtetëror iranian, presidenti Raisi foli në një aktivitet të mbajtur në Teheran për të përkujtuar 43-vjetorin e pushtimit të Ambasadës së SHBA-së në Teheran në vitin 1979.

Duke përmendur deklaratat e përdorura nga presidenti amerikan Biden në fjalimin e tij, Reisi tha: “Pak orë më parë, mësova se presidenti i SHBA-së bëri një deklaratë, ndoshta ishte i hutuar. Ai tha: ‘Ne synojmë të çlirojmë Iranin’. Irani u çlirua 43 vjet më parë dhe është i vendosur të mos bëhet rob i SHBA-së”, tha Raisi.

Lidhur me protestat që nisën pas vdekjes së Mahsa Aminit dhe vijuan për afro 50 ditë, Reisi i cilësoi protestuesit si “të mashtruar” apo “tradhtarë”.

Ai e cilësoi SHBA-në përgjegjëse për incidentet në të cilat humbën jetën shumë persona. “Armiku ka vënë në shënjestër unitetin tonë kombëtar. SHBA-ja ka vënë në shënjestër sigurinë, paqen dhe fuqinë tonë. Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të matur ndaj të gjithëve që janë në rebelim sot dhe veprojnë në përputhje me strategjinë e armikut”, tha Raisi.

Presidenti amerikan Biden, në fjalimin e tij në aktivitetin e Partisë Demokratike të mbajtur në Kaliforni, pasi mbështetësit e tij ngritën celularët dhe treguan mesazhin “Irani i Lirë”, ai deklaroi: “Mos u shqetësoni, do ta çlirojmë Iranin. Ata do të çlirohen shumë shpejt”.

– Protestat në Iran

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u dërgua në spital në gjendje kome pasi u ndalua nga patrullat e Irshadit, e njohur si “Policia e moralit”, më 13 shtator në Teheran, më 16 shtator, ndezi protesta kundër qeverisë së vendit në Iran.

Edhe pse kishte deklarata nga burime zyrtare se civilë dhe forca të sigurisë humbën jetën në ngjarje, nuk u dha një informacion i qartë për numrin e viktimave.

Organizata iraniane për të drejtat e njeriut me seli në Norvegji njoftoi se 253 persona humbën jetën në protesta. Në lajmin e pasqyruar në mediat iraniane, thuhet se gjatë protestave të deritanishme kanë humbur jetën mbi 30 roje të sigurisë.

– Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin

Qeveria iraniane i konsideron ngjarjet që po vazhdojnë prej rreth 50 ditësh si një “komplot forcash si SHBA-ja dhe Izraeli që synojnë të shpërbëjnë vendin”.

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj disa zyrtarëve iranianë të sigurisë në lidhje me ndërhyrjen e policisë në protestat e Mahsa Aminit.

Administrata e Washingtonit gjithashtu vendosi kohët e fundit sanksione ndaj Iranit për “ofrimin e dronëve të armatosur dhe asistencës teknike për Rusinë për përdorim në Ukrainë”.

Në përgjigje të sanksioneve të SHBA-së, Irani më 1 nëntor me arsyetimin e “nxitjes së dhunës në vend dhe ndërhyrjes në punët e brendshme” sanksionoi 10 zyrtarë amerikanë dhe 4 organizata, përfshirë zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë.

Related posts

Tifozët e Marokut dolën në rrugë, festime të mëdha pas fitores ndaj Portugalisë

admin

Lufta e Izraelit në Gaza: Zhvillimet më të fundit

RTI

Ush’tria iz’raelite shkatërron 2 shtëpi të pa’lestinezëve në Bregun Perëndimor

RTI