Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama priti sot në takim Të ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi sot se në takim u theksua miqësia dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë.
VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.
“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, njofton Ambasada amerikane.
The post Rama pret VanHorn: SHBA, mbështetje të palëkundur në rolin që Shqipëria ka në rajon first appeared on Radio Televizioni Iliria.