Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur sot në Odën e Kryeqytetit, Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann Hennessey.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se e uroi Hennessey-in për marrjen e detyrës dhe e ka falënderuar për mbështetjen që ia ofron kryeqytetit dhe gjithë vendit.
Rama ka njoftuar gjithashtu, se ata biseduan për avancimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme, si siguria e drejtësia dhe arritja e barazisë së qytetarëve.
“Rritja e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës është shumë e rëndësishme pasi Republika e Kosovës është në fazën finale të anëtarësimit në Këshillin e Evropës” ka shkruar ai.
The post Rama takohet me Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës first appeared on Radio Televizioni Iliria.