RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama vlerëson vizitën në Athinë si më të bukurën ndonjëherë

rama-vlereson-viziten-ne-athine-si-me-te-bukuren-ndonjehere

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ të Athinës, theksoi se në asnjë rast nuk ka tradhtuar asnjë shqiptar që i ka besuar detyrën e kryeministrit.

Madje, theksoi Rama, asnjë forcë madhore nuk mund ta joshë apo detyrojë atë që të cenojë interesat kombëtare të Shqipërisë.

“Unë nuk kam si ta hap zemrën dhe trurin tim që ju të hyni dhe të shikoni vetë çfarë ka brenda, por unë nuk iki dot sot pa ju thënë edhe dy fjalë. Gabime unë mund të kem bërë plot deri këtu në këto 10 vjet. Ju kërkoj ndjesë për çdo gabim që ju mendoni se kam bërë, por, kurrë, në asnjë rast, nuk i kam tradhtuar ata që ma kanë besuar qoftë dhe një herë me votën e tyre, këtë nder të jashtëzakonshëm”, tha Rama.

“Prandaj, nuk ka forcë materiale në këtë botë, fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet që, mos o Zot, më josh a më detyron dot mua të përkulem për të përfituar për veten pas shpinës tuaj, për të cenuar interesat publike dhe private të shqiptarëve që unë nuk i njoh, por e di shumë mirë që ata më njohin mua, apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë”, theksoi Rama.

Ai po ashtu shtoi se “falë jush, kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë, dhe nuk besoj se do kem një më të bukur se kjo”.

Nga Athina kreu i Qeverisë së Shqipërisë gjithashtu i bëri thirrje Greqisë që të bashkëpunojë për të zgjidhur të gjitha çështjet mes dy vendeve, ku ndër to theksoi heqjen e Ligjit të Luftës, si europianë largpamës dhe jo si ballkanas syleshë.

“Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”

Në fund të fjalimit të tij, para komunitetit shqiptar në Greqi, kryeministri Rama i dërgoi një porosi homologut grek, Kyriakos Mitsotakis, me vargjet e poetit kombëtar Naim Frashëri.

“Duam me të gjithë fqinjët sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni. Me vllazërim, me rend dhe paqe të jetojmë. Le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi. Mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar. Është koha e mirëqenies, është koha e lirisë. Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë”, thuhet në poezinë e shkruar në vitin 1886 nga Naim Frashëri në greqishte në vjershën e tij të titulluar “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”.

Related posts

“Nuk ishim të dehur!”- I riu italian humbi jetën në Velipojë pasi u përplas me Jet Ski me kunatin e tij, flet e dashura e 19-vjeçarit: Vëllai im nuk ka faj, ai u hodh në det, por…

admin

Zgjedhjet në SHBA/ Kamala Harris mbledh 200 milionë dollarë nga donatorët në javën e parë të kandidaturës së saj! Sondazhet: Rritet mbështetja nga të rinjtë

admin

Një tjetër gazetarë vritet në Gaza, numri total i tyre që nga 7 tetori rritet në 138

admin