RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raport: 5.756 kthime të paligjshme në kufijtë e BE-së në vitin 2022

raport:-5.756-kthime-te-paligjshme-ne-kufijte-e-be-se-ne-vitin-2022

Fëmijët janë përfshirë në 12% të incidenteve të regjistruara vitin e kaluar, thotë Këshilli Danez i Refugjatëve në një deklaratë për raportin e tij të fundit.

Vendet kufitare të BE-së vazhduan “përdorimin e tyre sistematik” të kthimeve të paligjshme vitin e kaluar, duke raportuar 5.756 incidente të tilla, thonë të dhënat e fundit.

“Duket evidente se shtetet anëtare të BE-së vazhdojnë ta bëjnë qasjen në mbrojtjen ndërkombëtare sa më të vështirë të jetë e mundur”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Danez të Refugjatëve (DRC) që shoqëron raportin e tij të fundit.

Sipas raportit të Këshillit të Mbrojtjes të të Drejtave nëpër Kufij, këta njerëz “u mirëpritën” në BE me një mohim të qasjes në procedurat e azilit, arrestim ose ndalim arbitrar, abuzim fizik ose keqtrajtim, vjedhje ose shkatërrim të pronës.

Shtetasit afganë, sirianë dhe pakistanezë ishin më së shpeshti viktima të kthimeve, thuhet në raport, duke shtuar se fëmijët janë përfshirë në 12% të incidenteve të regjistruara.

“Praktika e mbylljes së syve ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në kufijtë e BE-së duhet të ndalet. Është koha për të mbrojtur, respektuar dhe zbatuar të drejtat e atyre që janë në pragun e Evropës, pavarësisht nga shteti i tyre i kombësisë. Të gjithë njerëzit kanë të drejtë për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në BE”, tha Charlotte Slente, sekretare e përgjithshme e DRC.

Evidenca e praktikave të kthimit janë “të pamohueshme”, shtoi ajo në deklaratë, e cila tha se situata nuk ishte “e barabartë” në të gjithë kufijtë e BE-së.

Kriza e dinjitetit njerëzor

Ndërsa kthimet në kufijtë tokësorë dhe detarë të Greqisë mbetën një “politikë e përgjithshme de fakto” dhe “përdorimi sistematik i kundërveprimeve” ishte në rritje në Itali, deklarata vuri në dukje se BE-ja u siguroi mbrojtje 4.9 milionë njerëzve nga Ukraina në vitin 2022.

Një nga vendet që ka pritur më së shumti ukrainas që ikin nga lufta me Rusinë, Polonia, ua hapi kufijtë pas shpërthimit të konfliktit në shkurt 2022, tha Maja Lysienia, një eksperte strategjike e çështjeve gjyqësore, sipas deklaratës.

“Kjo qasje mikpritëse e autoriteteve polake nuk ndikoi në situatën në kufirin polako-bjellorus, ku kriza humanitare vazhdon që nga gushti i vitit 2021. Atje, shtetasit e vendeve të treta kthehen çdo ditë me dhunë, pavarësisht nga cenueshmëria e tyre apo kërkesat për azil” citon Lisienia.

Slente e përshkroi krizën në kufijtë e BE-së si “një krizë të dinjitetit njerëzor dhe vullnetit politik, e krijuar për shkak të dështimit të zbatimit të kuadrit ligjor ekzistues dhe zbatimit të vendimeve gjyqësore”.

DRC-ja shtoi se zyrtarët kufitarë të BE-së iu nënshtruan standardeve të dyfishta bazuar në profilizimin etnik në lidhje me azilkërkuesit e ardhur, duke shtuar se këto shkelin ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut. /trt

Related posts

Burgat: Diskriminimi ndaj myslimanëve në Francë rrjedh nga kolonializmi

rezart morina

Klinaku nga OVL e UÇK: Do të pengojmë çdo seancë të Kuvendit të Kosovës

admin

Në Serbi arrestohen 13 të dyshuar për kontrabandë të gjashtë tonëve kokainë

rezart morina