RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raport: Millorad Dodik, mohuesi më i madh i gjenocidit në Srebrenicë

raport:-millorad-dodik,-mohuesi-me-i-madh-i-gjenocidit-ne-srebrenice

Qendra Memoriale e Srebrenicës publikoi për të tretin vit radhazi dokumentin hulumtues “Raporti për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë 2023”, i cili regjistroi 90 raste të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë në periudhën nga maji 2022 deri në maj 2023.

Raporti përfshin publikime mediatike në internet dhe deklarata të figurave publike në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi që mohojnë, minimizojnë, relativizojnë ose ndryshe shtrembërojnë faktet rreth gjenocidit në Srebrenicë.

Ekipi redaktues përbëhet nga Muamer Xhananoviq dhe Monica Hanson-Green, ndërsa autorë janë Edin Ikanoviq, Adem Mehmedoviq dhe Nikolla Vuçiq.

Si në raportin e mëparshëm, mohuesi më i madh i gjenocidit në Srebrenicë, sipas hulumtimit, është Millorad Dodik, president i etnitetit Republika Sërspa në Bosnjë e Hercegovinë i cili e mohoi gjenocidin 11 herë në mënyra të ndryshme. Kur bëhet fjalë për mediat, tabloidi serb “Alo” e ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë më së shumti (nëntë herë) në periudhën raportuese.

Një pjesë e rëndësishme e Raportit të këtij viti për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë është monitorimi i ndjekjes penale të atyre që veprojnë në kundërshtim me ndryshimet në Kodin Penal të Bosnjë e Hercegovinës, i ashtuquajturi “Ligji i Inzkos”, i cili ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera, si dhe glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës. Prokuroria e BeH-së nuk ka ngritur asnjë aktakuzë në lidhje me këtë vepër penale.

Për më tepër, Raporti i sivjetshëm tregoi se mohimi i gjenocidit është reduktuar ndjeshëm në krahasim me tri vitet e mëparshme – në vitin 2022 numri ishte 240, ndërsa në vitin 2021 janë regjistruar 681 mohime. Megjithatë, mohimi i gjenocidit po vjen gjithnjë e më shumë nga përfaqësues të qeverisë nga niveli shtetëror dhe entiteti, dhe kjo është një dukuri shqetësuese duke pasur parasysh se bëhet fjalë për zyrtarë të zgjedhur.

Drejtori i Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, Emir Suljagiq, tha se ky është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm për këtë institucion shtetëror, por edhe për Bosnjën e Hercegovinën dhe shoqërinë në tërësi.

“Çdo vit ne shkruajmë dhe regjistrojmë mohuesit e gjenocidit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Kemi krijuar metodologjinë tonë dhe kemi mbledhur një ekip ekspertësh dhe njerëz të pasionuar që janë përgjegjës për krijimin e Raportit. Mohimi i gjenocidit konsiderohet në qarqet akademike botërore si vetë akti përfundimtar i gjenocidit dhe është detyrë jona si shoqëri të luftojmë kundër këtij fenomeni çnjerëzor”, tha Suljagiq.

Ai iu referua gjithashtu atmosferës në të cilën punon dhe funksionon Qendra Përkujtimore e Srebrenicës.

“Para disa ditësh patëm rastin të shohim një shfaqje të përgjithshme të urrejtjes ndaj nesh nga një faqe lokale në Facebook, e cila kryesisht ndiqet dhe redaktohet nga serbët nga Podrinja, pikërisht në lidhje me Raportin e Mohimit të Gjenocidit të vitit të kaluar. Ata po përpiqen të na frikësojnë ne sepse i pengon që viktimat e gjenocidit shkruajne botime, qe mblidhemi dhe krijojme gjenerata te reja intelektualësh që i dinë faktet. Në një atmosferë të tillë urrejtjeje, njerëzit vijnë në punë çdo mëngjes dhe i përcjellin fëmijët e tyre në shkollë. Të gjithë keni lexuar për sulmet ndaj të kthyerve në Bratunac dhe Srebrenicë në media dhe çfarë ekspozohen këta njerëz në RS. Pavarësisht kësaj, ne do të vazhdojmë ta bëjmë punën tonë në mënyrë profesionale duke thënë të vërtetën”, përfundoi Suljagiq.

Raporti për mohimin e gjenocidit në vitin 2023 u publikua si pjesë e projektit “E vërteta, dialogu, e ardhmja”, e zbatuar nga Qendra Përkujtimore e Srebrenicës nga viti 2021 dhe e mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Raporti mund të shkarkohet në anglishte dhe boshnjakishte në faqen zyrtare të Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës. /trt

Related posts

Vendet e Ballkanit do të trajnojnë ushtrinë ukrainase

admin

Shtyhet gjykimi ndaj ministrit Sveçla dhe të tjerëve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

rezart morina

Lufta në Ukrainë/ Ministri i Jashtëm polak: Rusia do të mposhtet nëse sulmon NATO-n! Aleanca duhet të përforcojë mbrojtjen

admin