RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raport: Toka përjetoi korrikun më të nxehtë të regjistruar

raport:-toka-perjetoi-korrikun-me-te-nxehte-te-regjistruar

Toka përjetoi korrikun më të ngrohtë të regjistruar, duke shënuar muajin e 14-të radhazi të temperaturave globale që thyejnë rekorde, transmeton Anadolu.

Sipas një raporti të lëshuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA), temperatura mesatare e sipërfaqes globale në korrik ishte 1.21 gradë celsius mbi mesataren e shekullit të 20-të, duke e bërë atë korrikun më të nxehtë më të dhënat 175-vjeçare të NOAA-s.

Afrika, Evropa dhe Azia përjetuan korrikun e tyre më të ngrohtë në histori, ndërsa Amerika e Veriut regjistroi korrikun e dytë më të ngrohtë, thuhet në raport.

Sipas raportit, temperatura globale e oqeanit ishte temperature e dytë më e ngrohtë e regjistruar, duke i dhënë fund një serie prej 15 muajsh radhazi të temperaturave të larta rekord.

Raporti theksoi gjithashtu shtrirjen nën mesatare të mbulesës së dëborës të Hemisferës Veriore dhe shtrirjen globale të akullit të detit, ndërsa mbulimi i akullit në Antarktidë renditet i dyti më i vogël.

“Aktiviteti tropikal i korrikut ishte nën mesataren: Shtatë stuhi të emërtuara u zhvilluan në të gjithë globin në korrik, që ishte nën mesataren e viteve 1991-2020”, thuhet në raport.

NOAA është një agjenci shkencore dhe rregullatore e SHBA-së e ngarkuar me parashikimin e motit, monitorimin e kushteve oqeanike dhe atmosferike, hartimin e deteve, kryerjen e eksplorimit në det të thellë dhe menaxhimin e peshkimit dhe mbrojtjen e gjitarëve detarë dhe specieve të rrezikuara në zonën ekskluzive ekonomike të SHBA-së.

Related posts

Lazzarini: Palestinezët bëjnë thirrje për t’i dhënë fund ‘ferrit në tokë’

admin6

Zgjedhjet në SHBA/ Kancelari gjerman shpreh mbështetjen për Kamala Harris: Ajo do të bëhej një presidente shumë e mirë

admin

Rritet në mbi 15.200 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin