RTV AHIRETI
Lajme

Rasti i vajzës në Pejë, imami Maliqi: Nxënësja sot kthehet në shkollë, rasti i parë që do të lejohet të mbajë mbulesën

rasti-i-vajzes-ne-peje,-imami-maliqi:-nxenesja-sot-kthehet-ne-shkolle,-rasti-i-pare-qe-do-te-lejohet-te-mbaje-mbulesen

Nxënësja me inicialet A.D e cila ishte pezulluar nga mësimi, sot pritet të kthehet në gjimnazin “Bedri Pejani”, për të vijuar sërish mësimin e rregullt.

Imami Labinot Maliqi ka njoftuar për kthimin e saj, derisa thotë se kjo do të jetë nxënësja e parë në historinë e këtij gjimnazi, që lejohet të mbajë mbulesën.

“Pas njoftimit të prindit të nxënëses A.D., duke më dhanë lajmin e shumëpritur, konfirmimi përkatës më erdhi gjithashtu edhe nga drejtoria e gjimnazit ‘Bedri Pejani’ në Pejë se nxënësja e larguar nga shkolla për shkak të mbulesës më 2 Shtator, do të kthehet sot në bankën e saj për të vijuar mësimin e rregullt. Kjo nxënëse do të jetë e para në historinë e këtij gjimnazi (nga pas lufta) që lejohet të mbajë mbulesën. Le të jetë ky rasti i fundit i largimit të vajzave tona nga shkolla për shkak të mbulesës”, thotë ai.

The post Rasti i vajzës në Pejë, imami Maliqi: Nxënësja sot kthehet në shkollë, rasti i parë që do të lejohet të mbajë mbulesën first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Rritet në 37.925 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga sul’met iz’raelite në Ga’za

rezart morina

Ministri i Brendshëm francez u bën thirrje vendeve evropiane për një sistem të përbashkët azili

rezart morina

LDK e AAK thonë se Qeveria po mashtron me shifra për investime

rezart morina