RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rasti “Subvencionet 3”, dënohen 4 persona me nga 6 muaj burgim, njëri nga ta detyrohet t’i kompensojë 63 mijë euro

rasti-“subvencionet-3”,-denohen-4-persona-me-nga-6-muaj-burgim,-njeri-nga-ta-detyrohet-t’i-kompensoje-63-mije-euro

Katër persona janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në lidhje me rastin e ashtuquajtur “Subvencionet 3”, që kanë të bëjnë me keqpërdorime në sektorin e bujqësisë në lidhje me subvencionet.

Bejtush Gashi është dënuar me gjashtë muaj burgim për marrje të ryshfetit.

I akuzuari tjetër Hasan Maxharraj po ashtu është dënuar me gjashtë muaj burgim për dhënie të ryshfetit, derisa bëhet e ditur se të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari Arbër Avdiaj është dënuar për dhënie ryshfeti me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë. Ky i akuzuar detyrohet që t’ia kompensoj buxhetit të shtetit 63 mijë euro

Dhe po ashtu akuzuari Sadush Kabashi është dënuar për dhënie ryshfeti me 6 muaj burgim.

Këta persona të cilët sot janë dënuar ishin akuzuar se kanë dhënë e marrë ryshfet me qëllim të përfitimit nga subvencionet e ndryshme në sektorin e bujqësisë.

Related posts

Presidentja e Maqedonisë së Veriut realizoi takim me presidentin e Bullgarisë

RTI

Shefi i OKB-së: Familja globale është “jofunksionale”

rezart morina

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

RTI