RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rasti “Veteranët”, dëshmon ish-komandanti i brigadës në Malishevë

rasti-“veteranet”,-deshmon-ish-komandanti-i-brigades-ne-malisheve

Ish-komandanti i brigadës në Malishevë, Maliq Ndreca, të martën ka filluar dëshminë e tij në në rigjykimin e të akuzuarve në rastin “Veteranët”.

Ai është marrë në pyetje nga mbrojtja e prokurori special.

Në këtë rast akuzohen Agim Çeku, Rrustem Berisha, Ramë Buja, Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, të akuzuarit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në kohën sa ishin pjesë e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të luftës së UÇK-së, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej rreth 89 milionë eurosh.

Në prill të 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë të gjithë të akuzuarit i ka liruar nga akuza. Në vitin 2022 Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim këtë rast, pasi që Themelorja i kishte liruar të gjithë të akuzuarit pasi kishte vlerësuar se dyshimet për abuzim me listat e veteranëve nuk ishin vërtetuar.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të buxhetit të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit kishte dhënë vërejtje të shumta për punën e Gjykatës Themelore në këtë rast. Apeli kishte gjetur shumë shkelje në vendimin e shkallës së parë.

Sipas Apelit një pjesë e të akuzuarve nuk kishin pranuar fare të deklaroheshin gjatë gjykimit, por në fazat e hetimeve kishin dhënë dëshmi në Prokurori. Këto dëshmi nuk ishin pranuar si prova dhe sipas Apelit kjo ishte gabim.

Related posts

Pakistan, rritet siguria në kryeqytet pas vendimit të ish-kryeministrit për protestë

admin

Ish-këshilltari i Trumpit, Bolton pranon se kishte planifikuar grusht shtete në vendet e huaja

admin

Rritet në 19.667 numri palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza

rezart morina