Të paktën 129 persona u vranë dhe 59 të tjerë u plagosën gjatë një tentative masive për të ikur nga një burg në Republikën Demokratike të Kongos, transmeton Anadolu.
Incidenti u raportua të ketë ndodhur dje në burgun Makala, që është burgu më i madh i vendit në kryeqytetin Kinshasa, tha ministri i Brendshëm Shabani Lukoo.
“Deri më tani, numri i të vdekurve është 129, përfshirë 24 nga të shtënat me armë zjarri pas paralajmërimit. Viktimat e tjera kanë ndodhur nga goditjet ose asfiksimi. Ka gjithashtu 59 persona të lënduar të marrë në kujdes nga qeveria”, u shpreh Lukoo në X.