Regjimi sirian i Bashar al-Assadit sot ka emëruar një ambasador në Arabinë Saudite pas një pauze 11-vjeçare, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Sirisë SANA, zëvendësministri i Jashtëm i vendit, Ayman Soussan, është emëruar ambasador në Arabinë Saudite.
Soussan u betua si ambasador gjatë një ceremonie ku mori pjesë ministri i Jashtëm saudit dhe emigrantëve Faysal Mikdad, tha agjencia e lajmeve.
Hapi nënkupton rivendosje të marrëdhënieve diplomatike midis Sirisë dhe Arabisë Saudite, të cilat ishin ndërprerë që nga shpërthimi i luftës siriane në fillim të vitit 2011, njoftoi agjencia e lajmeve “North” e vendit.
Gjatë samitit të fundit të organizuar nga Riadi në fund të majit, Arabia Saudite luajti një rol të rëndësishëm në rikthimin e Sirisë në Ligën Arabe, shtoi agjencia.