RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rëndohet gjendja nga vërshimet e ujit në disa komuna të Kosovës, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar

rendohet-gjendja-nga-vershimet-e-ujit-ne-disa-komuna-te-kosoves,-autoritetet-bejne-thirrje-per-kujdes-te-shtuar

Reshjet e shumta të shiut kanë vërshuar disa komuna të Kosovës duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe përmbytje të disa shtëpive e banesave.

Në Komunën e Mitrovicës, lumenjt si Ibri, Sitnica dhe Lushta kanë dal nga shtrati i tyre duke shkaktuar shqetësim të madh tek banorët, pasi uji ka hyrë në zonat e banuara si dhe në toka bujqësore dhe bllokim të rrugëve.

Po ashtu vërshime ka edhe në Skenderaj, ku sipas fotove të publikuara në faqen Meteo Kosova shihen rrugët e bllokuara nga reshjet e mëdha të shiut si dhe shumë qytetarë të “zhytur” në ujë.

Vërshime në Skenderaj

Në lidhje me këtë situatë, kryetari i kësaj komune, Fadil Nura përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve.

Mirëpo, gjendje aspak e mirë paraqitet edhe në Pejë e Istog.

Vërshime në Pejë

Faqja “Peja në Fokus” në Facebook ka publikuar pamje nga vërshimet, ku shihet se uji ka përfshirë disa rrugë, lokale e shkolla, në Pejë.

Gjendje më e rënduar shihet të jetë në qendër të qytetit, në rrugën “Bill Klinton, në fshatin Kusuriq dhe në Qyshk.

Ndërsa, në Komunën e Istogut, në fshatin Kërrninë të 5-6 familje kanë mbetur të bllokuara dhe ekipet komunale janë duke bërë evakuimin e tyre.

Këtë lajm për Telegrafin e bëri të ditur drejtori i Drejtorisë për Emergjenca, Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Demaj.

“Gjendja është e rëndë, sidomos në fshatin Kërrninë dhe Rakosh. Jemi duke bërë evakuimin e disa familjeve dhe kafshëve pasi janë të rrezikuar. Niveli i ujit po rritet vazhdimisht”.

“Edhe në pjesë të tjera të Istogut ka vërshime, por probleme më të mëdha ka në Kërrninë. Janë diku 5-6 familje që kanë mbetur të bllokuara”, deklaroi Demaj.

Vërshime në Komunën e Istogut

Edhe në Komunën e Deçanit paraqitet gjendje e rënduar në disa zona për shkak të vërshimeve nga reshjet e shiut.

Sipas një fotografie dhe një video që ka siguruar Telegrafi, shihet se si uji ka përfshi disa zona të banuara.

Vërshime në Deçan

Ndërsa Komuna e Gjakovës ka bërë thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes të shtuar si dhe të bashkëpunojnë me institucionet e tyre.

“Meqenëse gjatë këtyre ditëve kemi pasur reshje të theksuara atmosferike e situatë të njëjtë pritet të kemi edhe ditëve në vazhdim, kërkojmë nga të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës që të jenë vigjilentë dhe të bashkëpunojnë me institucionet tona: me Emergjencat në Komunë, me Policinë e Zjarrfikësit në mënyrë që për çfarëdo rasti eventual ekipet tona, të cilat janë në teren, të jenë sa më të informuara dhe të intervenojnë sa më shpejtë”, kanë shkruar në Facebook.

Po ashtu sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se rreziku më i lartë mund të jetë për zonat afër lumenjve.

“Kërkojmë nga qytetarët që të shohin paraprakisht nëse në ndonjë pjesë të komunës, sidomos buzë lumenjve mund të ketë rrezikim nga ujërat apo vërshimet. Sa më shpejtë që të informohemi, gjasat janë më të mira që të mbrojmë jetën, pronën dhe të sanojmë gjendjen”.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se si pasojë e reshjeve të fundit të shiut gjatë ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj kryesisht ata me karakter të rrëkeve kanë paraqitur disa vërshime të shpejta.

Related posts

“U shfaq pozitiv në konventë”- Mark Crawford: Republikanët janë optimist, Trump në pozitë për të fituar

admin

Nafta, benzina e gazi mbesin me çmim të njëjtë sikur një ditë më parë

admin

Greqi, paralajmërim për rrezik zjarresh në pyje

admin